Shkarkimi i kryetarit të kuvendit të Prishtinës, asambleisti i LDK-së: Dorëheqje joparimore e qesharake

Asambleisti i LDK-së, Salihuka thënë subjekti politik nuk ka pse të mbajë individë që tradhtojnë vullnetin e subjektit të tyre

Asambleisti në komunën e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu, e ka quajtur “qesharake” dhe “joparimore” dorëheqjen e kryesuesit të kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga subjekti politik LDK.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se subjekti politik nuk ka pse të mbajë individë që tradhtojnë vullnetin e partisë të tyre, postim i cili vjen pak pas largimit të Kupinës nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

“Në seancën e fundit të jashtëzakonshme, ndodhën ngjarje të pazakonta. Zoti Kupina dha dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por nuk dha dorëheqje nga posti i kryetarit të kuvendit komunal, duke bërë dorëheqjen e tij joparimore dhe qesharake në të njëjtën kohë. Sot, Zoti Kupina u shkarkua me shumicë votash nga posti i kryetarit të kuvendit. Si parti fituese e zgjedhjeve komunale, ne nuk kemi arsye të mbajmë në pozitë njerëz që tradhëtojnë vullnetin e qytetarëve dhe të partisë. Arsyet e veprimeve individuale le të mbeten në ndërgjegjën personale, e përgjegjësinë e shkarkimit të tij e mbajmë ne që kujdesemi që vullneti qytetar nuk tjetërsohet per asnjë çmim!”, ka shkruar ai.


Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar kryesuesin e saj, Fehmi Kupina.

Me 27 vota për dhe 1 kundër, është miratuar propozimi për shkarkim të Fehmi Kupinës nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës.

Pjesëmarrës në votim qenë PDK, LDK dhe partia opozitare Nisma.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika