Shkarkohet lideri i Dhomës së Përfaqësuesve përmes një votimi historik

Kevin McCarthy është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara

Kevin McCarthy është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, në një votë mosbesimi.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që shkarkohet një zyrtar prej kësaj pozite.

McCarthy është shkarkuar nga pozita e liderit të shumicës së republikanëve në këtë dhomë të Kongresit me 216 vota për dhe 210 kundër.

Politikanët e linjës së ashpër kanë votuar për largimin e tij, pasi McCarthy e ka arritur një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare.

Aktualisht nuk ekziston një emër që do ta mbikëqyrë shumicën e republikanëve në këtë dhomë.

Kongresi i ka rreth 40 ditë për ta arritur një marrëveshje që shmang mbylljen e Qeverisë amerikane.

Republikani nga Florida, Matt Gaetz, aleat i ish-presidentit amerikan Donald Trump, e ka nisur procedurën për shkarkimin e McCarthy-t.

Ai e ka akuzuar udhëheqësin e deritanishëm për arritjen e një marrëveshjeje sekrete me Shtëpinë e Bardhë për ta vazhduar financimin për Ukrainën, teksa është negociuar shmangia e mbylljes qeveritare në fundjavë.

McCarthy e ka hedhur poshtë diçka të tillë.

Ish-presidenti Trump ka thënë se partia duhet t’i luftojë “demokratët e majtë radikalë” dhe jo njëri-tjetrin.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë përmes një deklarate se presidenti amerikan Joe Biden është duke shpresuar që Dhoma e Përfaqësuesve të gjejë shpejt një emër të ri në udhëheqësi, duke përmendur se “sfidat me të cilat përballet kombi ynë, nuk mund të presin”./REL

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika