Shkëmb Manaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka përshkruar karrierën dhe angazhimin e tij si një “rrugëtim i palëkundur në shërbim të drejtësisë, ligjit dhe mbrojtjes së Kushtetutës”.
Manaj është ekspert i ligjit dhe gjatë karrierës së tij ka trajtuar raste të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese, duke garantuar respektimin e ligjit dhe parimeve të shtetit ligjor.
Manaj ka dorëzuar mbi dhjetë raste në emër të partisë në Gjykatën Kushtetuese.
Ai thekson se mbrojtja e Kushtetutës dhe e drejtësisë është mision për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë, dhe fton qytetarët të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme duke mbështetur LDK-në.