Shkencëtarët japonezë rritin lëkurën e njeriut të gjallë dhe vetë-shëruese që mund të vendoset në robotë

Është në gjendje të imitojë pamjen dhe lëvizjen e lëkurës së njeriut

Lëkura e njeriut që mund të vendoset në robotë
Lëkura e njeriut që mund të vendoset në robotë

Një ekip studiuesish në Universitetin e Tokios të Japonisë, kanë zhvilluar veshje të indeve të gjalla të lëkurës për robotët që mund të kryejnë funksione bazë si vetë-shërimi dhe largimi i ujit.

Autori kryesor e inxhinieri Takeuchi Shoji dhe një ekip studiuesish zbuluan zhvillimin e indit të lëkurës njerëzore për robotët duke përdorur “një material mbulues”.

Kur përpunuan indin e lëkurës, studiuesit fillimisht zhytën gishtin e robotit në një cilindër të mbushur me një përzierje të përbërësve kryesorë të lëkurës së njeriut: kolagjenit dhe fibroblasteve.

Lëkura e njeriut që mund të vendoset në robotë
Lëkura e njeriut që mund të vendoset në robotë

Duke përdorur qelizat e gjalla të lëkurës për veshjen, lëkura e robotit ishte në gjendje të kryente funksione bazë biologjike si vetë-riparimi dhe largimi i ujit.

Takeuchi shpjegoi se lëkura përbëhet nga dy shtresat e sipërme të lëkurës së njeriut – epiderma dhe derma – dhe është rreth 1.5 mm e trashë.

Edhe pse lëkura nuk ka gjëndra djerse dhe gjëndra të qimeve, ajo është në gjendje të lëvizë siç do të bënte lëkura e njeriut.

Ai gjithashtu theksoi se lëkura e robotit është më e dobët në krahasim me lëkurën e njeriut pasi ka nevojë të vazhdueshme për lëndë ushqyese dhe për heqjen e mbeturinave.

Takeuchi dhe ekipi i tij tani po studiojnë mënyra për ta bërë indin e lëkurës së robotit të zgjasë më gjatë dhe të përfshijë funksione më të avancuara të lëkurës, si folikulat e flokëve, gjëndrat e djersës dhe neuronet shqisore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika