ShKK-ja: Faton Hajrizi u transferua nga Dubrava në burgun e Smrekonicës shkaku i sjelljes së mirë

"Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F.H ka qenë larguar disa herë në të kaluarën nga institucionet korrektuese. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur sjellje të mira dhe ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak"

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se Faton Hajrizi ishte transferuar nga Dubrava në Qendrën Korrektuese në Smrekonicës, pasi kishte treguar sjellje të mirë dhe ishte në proces të risocializimit – e Hajrizi u arratis mu nga ky burg, një ditë më parë.

Hajrizi, gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kishte përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe kishte marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative, duke realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë burgut. Sipas ShKK-së, ai kishte kërkuar transferim në Smrekonicë dhe bazuar në raportet profesionale, kishte treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F.H ka qenë larguar disa herë në të kaluarën nga institucionet korrektuese. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur sjellje të mira dhe ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak. Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ai ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative. Bazuar në këto sjellje, ai ka kaluar në trajtim të avancuar dhe ka realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë institucionit korrektues.

I dënuari kishte kërkuar transferim në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, dhe bazuar në raportet profesionale, ai ka treguar sjellje të mira dhe ishte në proces të avancuar të risocializimit”, thuhet në njoftim.

ShKK-ja gjithashtu ka njoftuar se kur të burgosurit mund të vendosen në një institucion të tipit të hapur, siç është Smrekonica, ata duhet të plotësojnë disa kritere specifike: të jenë shfrytëzues të benificioneve, të mos kenë vepra të tjera në pritje për ekzekutim dhe të kenë dënim deri në 10 vjet apo mbetje të dënimit deri në 10 vjet.

“Janë shfrytëzues të benificioneve; Nuk kanë vepra të tjera në pritje për ekzekutim; Kanë dënim deri në 10 vite apo mbetje të dënimit deri në 10 vite”, thuhet më tej në njoftim.

Faton Hajrizit i kishin mbetur mbi 7 vjet e 6 muaj burgim, dhe kishte përdorur benificionin e vikendit tri ditë para arratisjes. Largimi i tij ka ndodhur nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, një institucion i tipit të hapur dhe me elemente të ulëta të sigurisë fizike dhe materiale, ku sjellja e personave të dënuar bazohet në vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë personale.

“I dënuari F.H deri më tani ka mbajtur 17 vite e 5 muaj të dënimit, ndërsa kishte mbetje të dënimit prej 7 vite e 6 muaj. Ai ka shfrytëzuar disa herë të drejtën e benificionit të vikendit në shtëpi, hera e fundit e kthimit nga vikendi ishte më 03.07.2024.

Po ashtu, ai kishte parashtruar kërkesën për punësim jashtë institucionit korrektues. Largimi i tij ka ndodhur nga Qendra Korrektuese Smrekonicë, institucion ky i tipit të hapur dhe me elemente të ulëta të sigurisë fizike dhe materiale, ku sjellja e personave të dënuar bazohet në vetëdisiplinën dhe përgjegjësinë personale. Rasti ka ndodhur më 06.07.2024, ora 01:06 pas mesnate. Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur në kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave. Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues janë duke zhvilluar procedurat hetimore, dhe posa të përfundojë procesi, do të njoftoheni me të gjeturat”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika