“Shko Albin”, Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Kurtit, pasi Kushtetuesja ua rrëzoi njërin ndër ligjet kryesore 

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshëm Ligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky ligj, i cili konsiderohej një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me pesë vota për dhe katër kundër.

Musliu-Shoshi kritikoi qeverinë aktuale për dështimet e saj të vazhdueshme në respektimin e Kushtetutës..

“Ligji i dytë kryesor i reformës në drejtësi i dështoj kësaj qeverie e cila thirret në drejtësi por është SHKELËSE serike e Kushtetueses! Nuk i ka mbet gjë tjetër përveç dorëheqjes. Shko Albin!”, shkroi Musliu-Shoshi.

Edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Kushtetueses për rrëzimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu ka thënë se Gjykatës i deshën 16 muaj për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij ligji dhe se vendimi u mor me një shumicë të ngushtë prej pesë nga nëntë gjyqtarë.

Ajo ka theksuar se rrëzimi i tij përbën një pengesë të madhe për reformat e drejtësisë në vend.

“Situata për ne është shumë e qartë, vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por beteja jonë për reformë dhe shtet të së drejtës nuk do të ndalet. Byroja do të bëhet. Pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet. Vullneti popullor do të jetësohet”, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika