Shkon mbi 300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri, ShBA-ja e gatshme të ofrojë ndihmë

Tërmeti në Turqi

Numri i të vdekurve në Turqi e Siri po vazhdon të rritet si pasojë e tërmetit vdekjeprurës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar në mbi 300.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur  “thellësisht të shqetësuara” nga raportimet e katastrofës së shkaktuar nga tërmeti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka drejtuar agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, Jake Sullivan, këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

Në Siri, më shumë se 230 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.

Ministria siriane e shëndetësisë tha se të vdekur kishte në provincat e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika