Shkon në 53 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii, 1000 persona konsiderohen të zhdukur

FOTO:AP

Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore që kanë përfshirë ishullin Maui në Hawaii është rritur në 53 dhe 1000 njerëz konsiderohen se janë zhdukur.

Guvernatori Josh Green i quan zjarret atje “fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait”, raporton BBC.

Ai tha se 80% e qytetit turistik Lahaina, në bregun perëndimor të ishullit me afro 1700 ndërtesa janë “shkatërruar”.

Turistët u detyruan të hidheshin në det dhe të shkelnin ujin për orë të tëra, pasi flakët që lëviznin me shpejtësi.

Zjarret e Maui filluan të martën dhe u përhapën me shpejtësi, të nxitura nga erërat nga uragani Dora.

Asnjë nga tre zjarret kryesore të mëdha nuk është shuar ende, megjithëse zjarri në Lahaina është 80% i kontrolluar.

Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji në ishull.

Joe Biden ka lëshuar një deklaratë për “fatkeqësinë e madhe”, e cila nënkupton lëshimin e fondeve për rimëkëmbje.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shumë persona të zhdukur.

Pesë qendra evakuimi janë hapur në Maui, por zyrtarët kanë thënë se të gjitha janë të mbingarkuara me njerëz.

Ky ishull vizitohet shumë nga turistët, por atyre u është bërë thirrje që të mos nisen atje.

“Këtu nuk është vend i sigurt”, ka thënë guvernatorja e Havait, Sylvia Luke.

Zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarret, ndërsa helikoperët janë duke hedhur ujë mbi zjarret nga lartësia.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika