Shoqata “Autizmi”: Kosova ende s’ka një databazë për numrin e personave me autizëm

Shoqata "Autizmi", ka ngritur shqetësimin për mungesën e një databaze për numrin e personave me autizëm në Kosovë, duke bërë thirrje për miratimin e një ligji gjithëpërfshirës për të adresuar nevojat e tyre të veçanta

Pamje nga konferenca me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit me moton “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”.

Republika e Kosovës nuk ka një databazë të qasshme me të dhënat për personat që janë me autizëm, kështu është thënë nga Shoqata Autizmi në konferencën me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit me moton “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”.

Kjo ngjarje e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, me Asociacionin Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) si dhe Shoqatën Autizmi Flet, gjatë së cilës është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm në Kosovë, si dhe janë adresuar nevojat e tyre.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, ka thënë se janë në finalizim të strategjisë nacionale për personat me aftësi të kufizuara.

“Sot jemi bërë bashkë për të shënuar Ditë Ndërkombëtare por të njëjtën kohë edhe për të bashkëbiseduar edhe për progresin dhe sfidat nga viti që lamë pas. Duke e ditur që kjo është edhe një ndër prioritet tona si qeveri. Ne si Qeveri jemi fokusuar dhe po punojmë në zbatim të legjislacionit për persona me aftësi të kufizuar. Ne si Qeveri kemi dhënë prioritet çështjes së trajtimi të barabartë dhe ajo që i dedikohet në mënyrë specifike personave me aftësi të kufizuar. Jemi duke zhvilluar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuar dhe se jemi në finalizim të kësaj politike përmes këtij dokumenti”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

Ndërsa, Hatixhe Hoxha, nga Shoqata “Autizmi”, ka thënë se në qendrën e kësaj shoqatë në Prishtinë trajtohen 82 fëmijë me autizëm.

Ajo ka bërë thirrje që të miratohet ligji gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, pasi, sipas saj, ky ligj është jetik për këta persona.

“Është problem mungesa e një detabaze për personat me autizëm. Ende nuk ka Kosova një databazë, nuk kemi një numër të caktuar për të ditur sa persona kemi në Kosovë që janë me autizëm. Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, është ligj jetikë për ta”, ka thënë ajo.

Disa nga shqetësimet e saj ishin, “mungesa e asistenteve në shkolla, mungesa e logopedëve në shkolla, trajnimet për edukator në çerdhe dhe kopshte”.

Blerta Perolli, prodekane në Fakultetin e Edukimit, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme ka ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët si dhe ka përmirësuar rezultatet te fëmijët.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika