Shpërthen rezervuari i oksigjenit, lëndohet një burrë në Kaçanik

Një burrë është lënduar pas shpërthimit të një rezervuari të oksigjenit në Kaçanik.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa dëmi i biznesit raportohet të jetë rreth 200 mijë euro, njofton Dukagjini.

“Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika