Shpërthen zjarri në një banesë, humb jetën një 11 vjeçare

Një vajzë 11 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një banesë në Gjakovë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së hënës, ndërsa me rastin po merret edhe polica dhe prokuroria

Pamje nga banesa e djegur

Pothuajse gjithçka është djegur.

Por, zjarri që përfshiu këtë banesë në orët e para të mëngjesit në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, la prapa edhe një viktimë.

Agim Raka, banor në këtë lagje thotë se për ngjarjen mori vesh nga djali i tij, i cili doli të ndihmonte në fikjen e zjarrit.

“E mora vesh përmes djalit që tha bab ama plafin se po du me shpëtu diqka, thash po more s’ka problem, ja dhash atë që e pata… por pastaj jam dalë në dhomën karshi, aty i kam parë organet domethënë i kam pa kerret e zjarrfiksave”, ka thënë Agim Raka – banor.

Agim Raka – banor.

E rreth orës 01:30, të mëngjesit në vendin e ngjarjes doli edhe policia dhe zjarrfikësit.

“Sot në mëngjes heret, rreth orës 01:30, stacioni policor në Gjakovë është informuar për një zjarr në bllok të banesave në rrugën “Yll Morina” këtu në Gjakovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes së bashku me të gjitha njësitë tjera relevante siç janë zjarrëfikësit, njësitet e KEDS-it dhe ekipet e emergjences dhe fatkeqësisht është konstatuar se në këtë bllok të banesave ka mbetur e vdekur një fëmijë e moshës 11 vjeçare”, është shprehur Milazim Lumi – Komandant i Policisë Gjakovë.

Milazim Lumi – Komandant i Policisë Gjakovë.

Ndërkohë me këtë rast tani po merret edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Sipas tyre hetimet janë nisur në drejtitm të dyshimit për “zjarrëvënie”.

“Prokuroria e rastit ka dalur në vendin e ngjarjes, rasti është inicuar për veprën penale hetim i vdekjes dhe zjarrvënie, gjithashtu me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë ka shkuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Yllka Juniku-Shehu- Prokuroria e Gjakovës.

Yllka Juniku-Shehu- Prokuroria e Gjakovës

Nga Prokuroria po ashtu bënë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika