Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pak çaste më parë në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Dëshmitarë nga pjesa lindore dhe veriperëndimore e qytetit raportojnë për zhurma të forta, ndërsa njëri prej tyre tregon se këto shpërthime ishin edhe më të rënda se ato të djeshmet, aq sa i është dridhur e gjithë dhoma.
Edhe mediat iraniane po raportojnë për shpërthime në zona të ndryshme të Teheranit, duke krijuar një situatë mjaft të tensionuar në vend.
