Shpëtohet 9-vjeçari në Francë, jetoi i mbyllur në furgonin e babait që nga viti 2024

Një djalosh 9-vjeçar është shpëtuar në Francën lindore pasi dyshohet se ka jetuar i mbyllur në furgonin e punës së babait të tij që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal.

Fëmija është dërguar në spital, ndërsa babai i tij është arrestuar, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Sipas prokurorit të rastit, Nicolas Heitz, policia është njoftuar nga një fqinj për “tinguj të një fëmije” që vinin nga një furgon i parkuar në fshatin Hagenbach, pranë kufijve me Zvicrën dhe Gjermaninë.

Pas hapjes me forcë të mjetit, policia ka gjetur fëmijën “të shtrirë në pozicion fetal, i zhveshur, i mbuluar me një batanije mbi një grumbull mbeturinash dhe pranë fekaleve”, thuhet në deklaratën e prokurorit.

Fëmija, sipas autoriteteve, ishte në gjendje të rëndë të kequshqyerjes dhe nuk arrinte të ecte pasi kishte qëndruar për një kohë të gjatë i palëvizshëm.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ishte larë që nga viti 2024.

Babai i tij ka deklaruar për hetuesit se e kishte vendosur fëmijën në furgon “për ta mbrojtur”, pasi partnerja e tij kishte dashur ta dërgonte 7-vjeçarin atëkohë në një institucion psikiatrik.

Prokuroria thekson se nuk ka asnjë të dhënë mjekësore që fëmija të ketë pasur probleme psikiatrike dhe se ai ka pasur rezultate të mira në shkollë.

Sipas deklarimeve të fëmijës, ai ka pasur “vështirësi të mëdha” me partneren e babait dhe ka menduar se babai “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveç izolimit të tij.

Babai është vënë në paraburgim dhe po hetohet për rrëmbim dhe vepra të tjera penale.

Ndërkohë, partnerja e tij ka mohuar dijeninë për rastin, por është akuzuar për mosndihmë ndaj një të mituri në rrezik dhe është liruar nën mbikëqyrje gjyqësore.

Autoritetet kanë vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale edhe motrën 12-vjeçare të viktimës dhe vajzën 10-vjeçare të partneres së babait.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse persona të tjerë kanë qenë në dijeni të izolimit të fëmijës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika