“Shpresë” që Speli do të ulë dënimin prej 18 vitesh për Pjetër Shalën

Apeli i Dhomave të Specializuara për Kosovën ka në duar uljen ose kthimin në rigjykim të rastit të Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte me 18 vjet burgim. Organizata e veteranëve të UÇK-së, ka pak shpresë që do jetë një vendim në favor të Shalës e avokatët thonë se mund të ketë ulje të dënimit

Edhe pak javë kanë mbetur që Pjetër Shala, i dënuar për krime lufte nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara për Kosovën të kuptojë edhe vendimin e shkallës së dytë për të.

Paneli i Gjykatës së Apelit, ka caktuar 15 korrikun, datën e shpalljes së aktgjykimit për këtë rast.

Në seancat e mbajtura në Apel, Pjetër Shala i dënuar nga shkalla e parë, me 18 vjet burgim, ka kërkuar anulim të dënimit ose rigjykim të rastit, nën arsyetimin se vendimi përmban shkelje të shumta.

Avokatët në Kosovë, thonë se bazuar në praktikat e së kaluarës, Apeli edhe në këtë rast mund të ulë dënimin ndaj Shalës.

“Nga analogjia që është përdorur tek rasti i z.Mustafa mund të pritet që të kemi zbutje të dënimin nëse eventualisht nuk ka ndonjë rigjykim ose lirim dhe nëse procedohet me dënim të ulët dënimi sepse në rastin e z.Mustafa gjykata Supreme ka dhënë instruksione dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat ligji i ish jugosllavis, ligji i unmikut..”, ka deklaruar Taulant Hodaj – Avokat i akredituar nga Specialja.

“Nëse i referohemi praktikës gjyqësore të gjykatës speciale me theks të vecantë gjykatës së shkakllës së parë e njëjta ka aplikuar një politike të ashpër ndëshkimore që në instanca të tjera lartësia e dënimit është rishikuar, vlerësoj se mund të ndiqet kjo logjikë”, ka theksuar Dek: Ardian Bajraktari – Avokat.

Ndërkohë, në organizatën e veteranëve të UÇK-së, nuk besojnë në këtë gjykatë, që sipas tyre nuk sjell drejtësi në rastet e trajtuara.

“Ne kemi dyshimet tona që kjo gjykatë nuk ka me marr ndonjë vendim në favor të z.Shala në këtë rast por edhe bashkëluftëtarëe të tjerë, sepse ka humbur besimi në këtë gjykatë fillimisht kem besu që gjykata ka me bë punën e drejtë e nuk ka me anu, por me gjasë është duke rreshit prej asaj për cka është themelu si gjykatë me sjell drejtësi, është bërë gjykatë politike”, ka deklaruar Gazmend Syla- Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Pjetër Shala është pjesëtari i dytë i dënuar nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, për krime lufte.

Salih Mustafa ishte dënuar me 26 vite burgim, dënim ky që i ishte ulur në 15 vite.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika