Shqipëria dhe Serbia bashkë për organizimin e EURO 2027, Dajaku: Në aspektin sportiv është diçka pozitive

Dje presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, e ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur kandidaturë të përbashkët për ta organizuar Kampionatin Evropian për 21-vjeçarët. Për këtë, ish-futbollisti i njohur, Taulant Dajaku, ka thënë se "në aspektin sportiv gjykoj se është një tendencë për avancim në organizimet e larta sportive"

Ish-futbollisti, Taulant Dajaku

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, e ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur kandidaturë të përbashkët për ta organizuar Kampionatin Evropian për 21-vjeçarët.

Lexo më shumë: Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027 për U-21

“Në aspektin sportiv gjykoj se është një tendencë për avancim në organizimet e larta sportive”.

Kështu e ka vlerësuar këtë situatë ish-futbollisti, Taulant Dajaku, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Dajaku ka thënë se fillimisht duket që kjo ka të bëj më shumë se bashkëpunim në aspektin sportiv, por nëse e sheh në prizmin sportiv sipas tij, është një rrjedhë e natyrshme e pozicionimit të shqiptarëve në Ballkan si faktor shumë të rëndësishëm.

“Në të tillë këndvështrim gjykoj se është një formë dhe mundësi që krijohet që të paktën aspektin sportiv futbollistik, do të kemi rastin që Shqipëria U-21 do të merr pjesë në një kompeticion që është shumë i vlerësuar. Sepse kur je vend organizator me automatizëm merr pjesë në fazën e grupeve ku mbahet eventi”, ka shtuar Dajaku.

Ish-futbollisti ka theksuar se kjo do të ishte pozitive por siç është shprehur ai, pjesa problematike e trajtimit është që i bëhet nga “një prizëm shumë nacionalist”.

Ai ka shtuar se Shqipëria ka qenë një “organizatore perfekte” e finales së Konference Ligës. “Një event jashtëzakonisht shumë i madh që është për t’i promovuar vlerat dhe arritjet ndërshqiptare dhe në këtë lloj këndvështrimi e shoh si diçka pozitive”, ka potencuar Dajaku.

Për më shumë, mund të shikoni videon më poshtë:

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika