Shqipëria e Italia nënshkruajnë marrëveshje për sigurimet shoqërore

"Premtim i mbajtur! Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e nënshkruar sot, u garanton qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre, lehtëson aksesin në këto përfitime dhe lejon pagesën e pensioneve jashtë vendit", ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani

Shqipëria dhe Italia e kanë finalizuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Vulën e tyre mbi këtë marrëveshje e kanë vënë dy ministrat e Jashtëm, Igili Hasani dhe Antonio Tajani.

“Premtim i mbajtur! Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e nënshkruar sot, u garanton qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre, lehtëson aksesin në këto përfitime dhe lejon pagesën e pensioneve jashtë vendit”, ka shkruar Hasani.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka thënë se kjo marrëveshje është rezultat i një pune të gjatë të palëve, si dhe i angazhimit personal të kryeministrit, Edi Rama dhe zv. kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika