Shqipëria kualifikohet e para në finale të Eurovisionit 2023

Albina dhe familja Kelmendi me një performancë spektakolare dhe të paharrueshme në gjysmëfinalen e "Eurovision", kanë arritur të kualifikohen në finalen e garës, duke kryesuar në listën e finalistëve të natës së dytë

Albina dhe Familja Kelmendi nga Shqipëria performojnë për gjysmëfinalen e dytë në Eurovision Song Contest në Liverpool, Angli, të mërkurën, 10 maj 2023.

Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, janë kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovision 2023.

Në natën e dytë të gjysmëfinales, Shqipëria me këngën shqip “Duje”, ka kaluar në finale e para nga shtetet e tjera, kështu duke kryesuar në listën e finalistëve të natës së dytë të Eurovisionit.

Albina dhe familja Kelmendi kanë bërë një spektakël të paharrueshëm me performancën natës së dytë gjysmëfinale të garës së këngës “Eurovision” 2023.

Gjatë këndimit të këngës “Duje”, skena e Eurovizionit mori ngjyrat kuqezi të flamurit shqiptar.

Këngëtarja nga Kosova ka performuar e 14-ta në gjysmëfinalen e dytë.

Performanca e saj kombinoi mjeshtërisht zërin e mrekullueshëm të Albinës dhe familjes së saj me elemente vizuale magjepsëse, duke krijuar një eksperiencë të jashtëzakonshme për publikun ndërkombëtar.

Pritjet janë se Albina dhe familja Kelmendi do të vazhdojnë të shkëlqejnë në fazën finale, duke përfaqësuar me krenari muzikën shqiptare dhe duke shënuar suksesin e tyre në garën prestigjioze të Eurovisionit 2023.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika