Shqipëria mposhtet 0-2 nga Anglia, por ruan shpresat për Botërorin përmes play-offit

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në “Air Albania”, Shqipëria u përball me Anglinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ku “Tre Luanët” siguruan fitoren 0-2 falë dopietës së Harry Kane.

Pavarësisht nisjes së mirë dhe rasteve të krijuara nga kuqezinjtë – me tentativat e Elseid Hysajt dhe Arbër Hoxhës të neutralizuara nga Dean Henderson – Anglia u tregua më cinike në pjesën e dytë.

Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e ’74-t, ndërsa në të ’83-tën e dyfishoi rezultatin me kokë pas një asisti perfekt nga Marcus Rashford.

Shqipëria kërkoi reagimin me hyrjen e Armando Brojës, Adrion Pajazitit dhe Ivan Balliut, por mbrojtja angleze qëndroi solide deri në fund.

Megjithatë, ky rezultat nuk ia ndal rrugën Shqipërisë drejt Botërorit, pasi skuadra e Sylvinhos mbetet në garë përmes play-offit, ndërsa Anglia konfirmon kualifikimin direkt.

Standings provided by Sofascore

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika