Shqiptarët në Luginë sfidojnë shtetin serb, ngritin flamurin kombëtar për 28 nëntor

Përkundër që Serbia tash e disa vite e ka ndaluar me ligj përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare, qytetarët në Luginë kanë vendosur flamujt në shtëpitë e tyre.  

Flamuri kombëtar është vendosur këtë 28 nëntor edhe në objektin e komunës së Preshevës.

Ardita Sinani kryetare në këtë komunë, e ka vendosur atë krah atij të shtetit serb, derisa në një adresim përmes Facebook, tha se është e padrejtë që Serbia u ndalon përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.

“Është fakt i trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i Flamurit Kombëtar, një simbol i shenjtë që përfaqëson identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ky akt është një shprehje e qartë e shtypjes sistematike që synon të zbehë identitetin dhe të drejtat tona legjitime si popull në këto troje”, ka thënë Sinani.

Për shkak të vendosjes së simboleve kombëtare shqiptare, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar është dënuar disa herë. Ai tha se përkundër sanksioneve për këtë festë, shqiptarët në Luginë i janë përgjigjur thirrjes për të vendosur në çdo shtëpi nga një flamur kombëtar.

“Një flamur për një shtëpi sot anembanë Luginës së Preshevës shqiptarët kanë vendosur flamurin kombëtar në shtëpitë e tyre, për valuar e për të treguar se flamuri jonë kombëtar është flamur i lire, i barazisë dhe drejtësisë”, ka thënë Mustafi.

Flamuri kombëtar është vendosur edhe në objektin e Këshillit kombëtar shqiptar në Bujanoc.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika