Shqiptaro-amerikanët kërkojnë mbështetje më të madhe nga SHBA për Kosovën

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Washingtoni mbështetje më të madhe për Kosovën

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara përmes një letre dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar nga Washingtoni mbështetje më të madhe për Kosovën.

Njëri nga hartuesit e letrës, veprimtari Drilon Gashi, në një bisedë në emisionin Magazina, në Radio Dukagjini, deklaroi se reagimi erdhi pas shqetësimeve nga veprimet jo shumë të balancuara të SHBA-së kundrejt Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri.

“Letra është hartuar nga unë dhe Besnik Pula dhe është nënshkruar nga afro 200 persona. Përmes saj bëhet thirrje që të ketë një ndryshim në qasjen aktuale të politikës së Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe mbështetje për shtetin me demokraci dhe përkrahës të politikave të jashtme. Me zhvillimet e fundit në veri, ne kemi parë veprime jo fort të balancuara të SHBA-së kundrejt Kosovës dhe kjo është e dëmshme për politikat amerikane”, ka thënë Gashi për Radio Dukagjini.

No description available.

Lidhur me kritikat e faktorit ndërkombëtar drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për mungesë bashkëpunimi, Gashi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që veprimet të bashkërendohen mirë me SHBA-në.

I pyetur për sanksionet e mundshme të SHBA-së kundër Kosovës, nëse nuk arrihet një marrëveshje për daljen nga kriza në veri, Gashi ka thënë se SHBA-ja e ka atë fuqi, por se është e paimagjinueshme që një mike si Amerika të vendosë sanksione kundër popullit dhe cilitdo udhëheqës të Kosovës.

“Shpresoj shumë të mos ketë sanksione. Një miqësi që kanë SHBA dhe Kosova, do të duhej që gjërat të diskutohen më shumë në tryeza. E kam vështirë të imagjinoj që populli apo një udhëheqës i Kosovës, kushdo qoftë ai, meriton sanksione nga SHBA, pavarësisht që ajo e ka fuqinë, por me deklarimet e fundit, kam përshtypjen se po shkojmë drejt zgjidhjes”, ka thënë Gashi për Radio Dukagjini.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika