ShSKUK-ja dhe Fakulteti Filozofik nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Dy palët janë pajtuar që profesionistët nga të dy institucionet "duhet të krijojnë sinergji në studimet e përbashkëta me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së njohurive shkencore në lëminë e psikiatrisë dhe psikologjisë"

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Fakulteti Filozofik, përkatësisht Departmenti i Psikologjisë, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, dy palët janë pajtuar që profesionistët nga të dy institucionet duhet të “krijojnë sinergji në studimet e përbashkëta me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së njohurive shkencore në lëminë e psikiatrisë dhe psikologjisë”.

Në emër të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi, marrëveshjen e ka nënshkruar u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli.

Tutje thuhet se marrëveshja parasheh që psikiatrët, psikologët, profesorët universitarë, studentët, personeli edukativo-arsimor, “mund të kontribuojnë në identifikimin e faktorëve me ndikim në shëndetin mendor dhe mund të zhvillojnë dhe pilotojnë intervenime parandaluese dhe trajtuese”.

Po ashtu, kjo marrëveshje parasheh që njësitë Organizative të ShSKUK-së të ofrojnë mundësi për praktikë për studentët e vitit të tretë të nivelit të studimeve bachelor dhe studentët e nivelit të studimeve master të Departamentit të Psikologjisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika