SHSKUK e MSH s’e mbajnë fjalën, punëtorët e sigurimit të QKUK-së lihen te dera

Përsëri ka dështuar premtimi i dhënë nga SHSKUK-ja ndaj punëtorve të sigurimit të QKUK-së për rikthimin në punë. Këta të fundit shprehen të zhgënjyer gjersa janë lënë te dera e administratës pa asnjë shpjegim

E hëna, afati i fundit për rikthimin në punë të ish-punëtorëve të sigurimit të QKUK-së e nëse nuk realizohet, do të ketë pasoja për përgjegjësitë.

Këtë ua premtoi Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përfaqësuesve të punëtorëve e njëheri, për rikthimin e tyre premtoi edhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Por e hëna e 28 korrikut, punëtorët i gjen të palëkundur e të zhgënjyer tek dera e administratës.

“Jemi met pa punë, po presim mos ka zgjidhje. S’jemi mësu kështu me met bash qeshtu, srcili kemi telashe. Kemi mbet pa t’holla, po presim mos është bërë zgjidhje siç kanë premtu se jemi lodh prej greve. S’kam shpresë, deri t’na vjen me shkrim, si besoj as ministrit as drejtorve. Duhet zgjidhje, ose po dalim jashtë vendi krejt se këtu s’ja vlen mas 18 viteve me mbet kështu”, ka thënë Naim Bajrami, Punëtor i sigurimit.

“Jemi të zhgënjyer shumë se për gjëra të vogla të imta po kallxohet neglizhencë e madhe e administratës”, ka thënë Behram Çitaku, Punëtor i sigurimit.

I zhgënjyer është shprehur edhe përfaqësuesi i punëtorve të sektorit privat i cili thotë se një rezultat i njëjtë, pritej që nga java e kaluar.

“Këta po rrejnë, ka qenë marrëveshje me drejtorin e SHSKUK dhe Ministrin që sot të kryhet ky proces. Por sot s përfundon sepse ende nuk është publikuar aplikacioni që kompanitë të marrin pjesë në të. Sot fola me drejtorin, sot tha hapet tenderi por unë them se më s’kemi arsye tu besojmë sepse po e bëjnë për qëllime të tyre”, ka thënë Jusuf Azemi, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Televizioni ka kontaktuar direkt me drejtorin e SHSKUK-së, Elvir Azizi e i njëjti nuk ka thënë asgjë më shumë sesa t’i drejtohemi zyrës së mediave.

E kjo e fundit, përgjegjësinë e ka larguar nga vetja pa dhënë asnjë afat të ri dhe asnjë arsye për mosrealizimin e atyre deri tani.

Zhvillimi procedurave për kontraktimin e shërbimeve të sigurimit fizik nuk është në përgjegjësi të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. QKUK, si autoritet kontraktues i ka organet e veta përmes së cilës zhvillon procedurat dhe ShSKUK nuk udhëheqë procedura për QKUK. Ka pasur një kërkesë nga menaxhmenti i QKUK-së, për zhvillim të procedurës së prokurimit nga ShSKUK, por pas analizës së kërkesës, është vlerësuar se QKUK si autoritet kontraktues duhet të zhvillojë vetë këtë procedurë, përmes sektorit të prokurimit në QKUK. Me sa jemi të informuar QKUK ka nisur procedurë të re për lidhje të kontratës së re dhe pritet të bëhet zgjidhje përmes lidhjes së kontratës së re“- Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Televizioni ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga QKUK, por e njëjta nuk i është përgjigjur interesimit.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar për Dukagjinin se për këtë,përgjigjet SHSKUK-ja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika