SHSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozitat me ushtrues detyre

FOTO ILUSTRUESE

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre.

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, në një intervistë për KosovaPress, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre në rritjen e cilësisë së shërbimeve.  Azizi derisa ka folur për hapjen e konkursit për 370 pozita, ai garantoi proces transparent.

Drejtori i SHSKUK thotë se në vitin 2024 kanë siguruar 74 për qind të barnave dhe materialeve nga lista esenciale, duke krijuar stabilitet të furnizimit.

Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer disa rinovime dhe ka nisur përdorimi i aparaturave të reja. Për këto intervenime, drejtori Azizi thotë se janë duke bërë transformim radikal në shëndetësi.

Buxheti i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për 2024 gëzonte 180 milionë euro, prej të cilave deri më tash janë shpenzuar 90 për qind e mjeteve.

Azizi nga drejtorët e klinikave dhe reparteve ka kërkuar ndarje më të barabartë të detyrave për profesionistët shëndetësorë.

Kujtojmë, në vitin që sapo e lamë pas, Ministria e Shëndetësisë ka rinovuar disa reparte në Gjinekologji dhe Obstetrikë, Emergjencë, Onkologji, Urologji, Radiologji, derisa është përuruar edhe aneksi i Ortopedisë.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika