Shtatë alpinistë vdesin nga orteku në Himalaje, mes tyre pesë të huaj dhe dy nepalezë

Të paktën shtatë alpinistë – pesë të huaj dhe dy nepalezë – kanë humbur jetën pasi një ortek goditi malin Yalung Ri në verilindje të Nepalit, njoftoi agjencia e ekspeditave Seven Summit Treks.

Ngjarja ndodhi të hënën në një kamp të alpinistëve në distriktin Dolakha, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për pesë të tjerët që besohet se janë ngujuar nën borë.

Tetë persona të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në Katmandu, ku marrin trajtim mjekësor për plagët e shkaktuara nga orteku.

Sipas shefit të policisë së distriktit, të gjithë alpinistët e përfshirë në ngjarje ishin nisur për ngjitje rreth një orë para se të binte orteku.

Mes viktimave janë dy italianë, një kanadez, një gjerman, një francez dhe dy nepalezë që punonin si ciceronë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika