Shtatë nxënës kërkojnë ndihmë mjekësore nën dyshimet për helmim në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë

Shtatë nxënës të një shkolle në Pejë janë dërguar për tretman mjekësor nën dyshimin se janë helmuar, njofton zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Shtatë nxënës të një shkolle kanë kërkuar tretman mjekësor nën dyshimin se janë helmuar. Për këtë çështje, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar dhe ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin Sanitar, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë marrë mostrat e caktuara dhe njëkohësisht janë raportet mjekësore ku janë kontrolluar ata nxënës.

Për fatin e mirë gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Pasi kanë marrë tretmanin mjekësor janë liruar, ndërkaq prokurori i shtetit pasi që t’i pranojë këto raporte do të marrë veprime ligjore konform përgjegjësisë penale eventuale që mund të bie mbi personat përgjegjës lidhur me dyshimet që janë hapur që janë helmuar këta nxënës. Është intervistuar drejtori i shkollës dhe njëkohësisht janë duke u marrë në pyetje edhe persona të tjerë, mirëpo për momentin duhet të jem konfidencial për të mos dëmtuar procesin hetimor. Dyshimet janë se janë helmuar në një lokal afër shkollës, për çka nuk mund të ndajë më shumë detaje”, ka njoftuar Nikçi.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika