Shtatë të tjerë vdesin nga kequshqyerja në Gaza, thotë ministria e drejtuar nga Hamasi

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka njoftuar se shtatë persona të tjerë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 154 numrin e përgjithshëm të vdekjeve të tilla që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor 2023 – përfshirë 89 fëmijë.

Ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja paralajmëruan të martën se “skenari më i keq i urisë është duke u zhvilluar aktualisht në Gaza”.

Deklaratat e Izraelit se nuk po pengon hyrjen e ndihmave, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe organizatat humanitare në terren.

Incident vdekjeprurës pranë qendrës së ndihmave

Të mërkurën në mëngjes, burime spitalore thanë për BBC se gjashtë palestinezë u vranë afër një qendre shpërndarjeje ndihmash të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) në Rafah. Sipas tyre, një tank izraelit hapi zjarr mbi turmat që tentonin të hynin në qendër përpara hapjes.

GHF mohoi se kishte pasur viktima në apo pranë qendrës së saj atë ditë. Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) pretenduan se turma përbëhej nga “persona të dyshuar” dhe se ishin qëlluar vetëm “të shtëna paralajmëruese” në distancë.

60 të vrarë gjatë kërkimit për ndihma

Po të mërkurën, ministria e shëndetësisë në Gaza raportoi 103 të vrarë në 24 orët e fundit, duke përfshirë 60 që vdiqën gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma humanitare.

Ndërkohë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) njoftoi se dy spitale kishin pranuar gjashtë trupa dhe po trajtonin 274 të plagosur pas një incidenti tjetër pranë zonës Zikim, ku njerëzit po prisnin për ndihma.

Kamionët e ndihmave plaçkiten rrugës

Vetëm 109 kamionë me ndihma hynë në Gaza të martën, por sipas burimeve të BBC-së, shumica nuk arritën në destinacion, pasi u plaçkitën nga turma të dëshpëruara gjatë rrugës. OKB-ja vlerëson se nevojiten të paktën 600 kamionë ndihma në ditë për të përballuar krizën.

Pas një bllokade totale të vendosur nga Izraeli në mars dhe rifillimit të ofensivës ushtarake, mungesat në ushqim, ilaçe dhe karburant janë thelluar. Izraeli thotë se presioni është pjesë e përpjekjeve për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet e mbetura.

Që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor 2023, kur Hamas kreu sulmin në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe rrëmbyer 251 të tjerë, ofensiva izraelite ka lënë mbi 60,000 të vrarë në Gaza, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Në një zhvillim të ndarë, Izraeli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit britanik Sir Keir Starmer, i cili premtoi njohjen e një shteti palestinez në shtator, nëse nuk ka progres për një armëpushim dhe zgjidhje me dy shtete. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se qëndrimi i Britanisë “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit”./BBC

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika