Shtëpi, biznese e rrugë të dëmtuara nga vërshimet

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga shiu shumë komuna janë duke u përballur me vështirësi, disa nga to edhe i kanë mbyllur shkollat derisa gjendja të qetësohet

Foto: Arton Konushevci, REL





Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës.

Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër më të prekurat dhe zyrtarë të institucioneve atje thonë se kanë nisur tashmë të bëjnë vlerësimin dhe sanimin e dëmeve, raporton REL.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Istog, Abedin Kabashi, thotë se situata në këtë komunë është më e qetë, por vazhdon të jetë e rëndë në disa zona.

“Deri në orët e vona kemi qenë në terren, kemi pasur ndërhyrje në disa fshatra në luginën e Drinit, ku gjendja ka qenë më e rënduar. Kemi bërë intervenime për të tejkaluar rrezikun e dëmtimeve më të mëdha në ekonomi familjare”, thotë Kabashi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në dy shkolla dhe në një çerdhe të Istogut është ndërprerë procesi mësimor, pasi rrugët që çojnë në këto institucione janë të pakalueshme për këmbësorë.

Tre lumenjtë e kësaj komune, ai i Istogut, Shushicë dhe Kujavç, dolën vende-vende nga shtrati.

Për të shmangur situatat e tilla, Kabashi thotë se shtretërit e dëmtuar të këtyre lumenjve duhet të rregullohen.





Gjendja nga reshjet e shiut në Vushtrri, flet kryetari Idrizi

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika