Shtëpia botuese “Dukagjini” prezanton paketën e vetme didaktike të aprovuar nga MASHTI për nivelin parashkollor

"Çdo komplet përfshin një çantë shpine të personalizuar në një larmi ngjyrash, duke krijuar emocione dhe një ndjenjë pronësie nga ana e fëmijëve parashkollor.  Brenda, do të gjeni tekste shkollore interaktive, një pako me plastelinë loje për eksplorim ndijor dhe projekte tërheqëse që inkurajojnë kreativitetin dhe të menduarit kritik"

Shtëpia botuese “Dukagjini” prezanton paketën e vetme didaktike të aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nivelin parashkollor “Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë”.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku kanë theksuar se kjo paketë didaktike është e mbështetur në kurrikulën e re që ka nxjerrë MAHTI për klasën përgatitore.

“Kjo paketë didaktike është mbështetur në kurrikulën e re që ka nxjerrë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për klasën përgatitore, dhe shkon përtej teksteve tradicionale, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse të të mësuarit për mendjet e reja”, thuhet në njoftimin e tyre, duke bërë me dije se çfarë përmban kompleti.

“Çdo komplet përfshin një çantë shpine të personalizuar në një larmi ngjyrash, duke krijuar emocione dhe një ndjenjë pronësie nga ana e fëmijëve parashkollorë.  Brenda do të gjeni tekste shkollore interaktive, një pako me plastelinë loje për eksplorim ndijor dhe projekte tërheqëse që inkurajojnë kreativitetin dhe të menduarit kritik. Paketa “Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë” nuk është thjesht një mjet mësimi, por një udhëtim i mbushur me ngjyra të gjalla, aktivitete praktike dhe imagjinatë të pakufishme për çdo nxënës parashkollor”.

Linçet për shfletimin e librave nga Paketa didaktike:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika