Shtëpia e Bardhë e konfirmon se Zelensky do ta vizitojë Washington-in

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përmes një deklarate ka konfirmuar se presidenti ukrainas, Zelensky të mërkurën e 21 dhjetorit do të jetë për vizitë zyrtare në Washington

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të mërkurën e 21 dhjetorit do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njofton Shtëpia e Bardhë, Zelensky do të vizitojë Washingtonin për të takuar presidentin amerikan, Joe Biden.

“Presidenti i ShBA-së, Biden ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të vizituar Washington DC për të nënvizuar angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ukrainës. Presidenti Biden mezi pret të mirëpresë presidentin Zelensky nesër, më 21 dhjetor, në Shtëpinë e Bardhë, pas së cilës presidenti Zelensky do të flasë në një sesion të përbashkët të Kongresit, duke demonstruar mbështetjen e fortë, dypartiake për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë vizitës Biden do të shpallë një paketë të re të rëndësishme të ndihmës për sigurinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus.

“Vizita do të nënvizojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa duhet, duke përfshirë sigurimin e ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake”.

Ndryshe, ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt jashtë vendit që nga pushtimi rus në shkurt.

Zyra e Presidentit Zelensky e pranoi zyrtarisht ftesën për në Washington të premten e kaluar, përpara se vizita të konfirmohej përfundimisht të dielën.

Në një letër të martën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, u kërkoi anëtarëve të Kongresit që të jenë të pranishëm të mërkurën mbrëma.

“Ju lutemi të jeni të pranishëm për një fokus shumë të veçantë te demokracia”, ka shkruar ajo, pa dhënë detaje të tjera.

Presidenti ukrainas gjithashtu ka folur shpesh me liderët botërorë me telefon dhe me videolidhje nga zyra e tij në Kiev.

Por një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj shënon të parën që nga fillimi i luftës dhe gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me ShBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika