Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkanin Perëndimor

Vizita në Kosovë dhe në shtetet përreth, apo turi Ballkanit i një delegacioni amerikan i prirë nga Këshilltari i lartë i Departamentit, Derek Chollet, sipas Zyrës së Presidentese do të shtyhet për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit. Organizimi i kësaj vizite në këtë kohë, sipas analistëve është mesazh që amerikanët e mbështesin Kosovën, dhe porosi që Chollet do të vazhdojë të jetë aktiv në dialog, përkundër posteve që do ketë në të ardhmen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Një takim si ky i 11 janarit ka mundur të përsëritet edhe këtë të diele. Plani ishte që një delegacion amerikan i prirë nga Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ta vizitojë Kosovën.

Vizita e raportuar e Derek Chollet më 30 e 31 korrik nuk do të ndodhë, të paktën jo në këto data.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik [pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi] për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Bekim Kupina, Këshilltar për Media në Presidencë.

Kurdo që realizohet kjo vizitë, analistët politik vlerësojnë se do të jetë mesazh mbështetës, për zgjidhjen e problemeve në dialog dhe në rrugën e integremeve euro-atlantike.

Mesazhet mund të jenë mbështetëse, të një fryme më të mirë komunikuese dhe bashkpunuese për zgjidhjen e problemeve në dialog dhe integrime

“Për Qeverinë e Kosovës dhe për Kosovën duhet të kuptohet qartë që kompromisi dhe marrëdhënia me SHBA është në frymën e një funksioni për një marrëveshje më të mirë finale. Një marrëveshje e cila do të mund të ishte e garantuar nga SHBA, shpesh herë ne kemi pasur dilema të caktuar në momente të caktuar ku kemi pasur kërkesa nga SHBA për kompromise të caktuara, por që ato kompromise kanë dalë me rezultate”, ka theksuar Visar Xani, Analist.

Chollet është propozuar për postin e nënsekretarit Departamentit të Mbrojtjes, për cka sipas Xanit edhe këto zhvillime mund të kenë ndërlidhje me vizitën në Kosovë.

“Chollet vetëm po lëvizë në një pozicion më të rëndësishëm në shtetin amerikan, dhe edhe nga aty do të ketë profil të caktuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen e një problemi në Ballkanin Perëndimor i cili është i tensionuar dhe i cili mund të ketë destabilzim të përgjithshëm”, ka shtuar Visar Xani, Analist.

Vizita e Chollet para më shumë se 7 muaj kishte të bënte me mesazhet e qarta për dialogun Kosovë-Serbi, për çka Kosovës i kërkohet implementimi i marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika