Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobrajë, ku ishte i pranishëm edhe Agoni, kandidati për Kuvend Komunal.
Në një postim në Facebook, Buja ka treguar se me qytetarët e këtij fshati ka ndarë biseda të hapura për sfidat me të cilat përballen, si dhe ka prezantuar ofertën e tij politike për zgjidhjen e tyre.
“Mirëmbrëma nga Dobraja! Së bashku me Agonin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, kafen e mbrëmjes e ndamë me qytetarët e Dobrajes. Diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballet sot ky fshat dhe paraqitëm ofertën tonë politike për zgjidhjen e tyre. Mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morëm nga Dobraja na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë për ndryshim! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.