Shukri Buja nga Ribari i Madh: Fitorja është e jona

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur një takim në Ribarin e Madh.

Në këtë aktivitet, Buja ishte i shoqëruar edhe nga kandidati i PDK-së për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Kozhani.

“Fitorja është e jona!

Mbrëmjen e përmbylla në një takim të madh me qytetarët e Ribarit të Madh dhe me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Kozhani.
Pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmoi përkushtimin e tyre dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme, si për Herolindin në Kuvendin Komunal, ashtu edhe për projektin tim politik për të udhëhequr Lipjanin.
Demokratët e Ribarit e dhanë sonte një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret!”, ka shkruar Buja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika