Shukri Buja propozon Jakup Krasniqin për president të Kosovës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, ka propozuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, për president të Kosovës.

Buja, në një postim të gjatë në Facebook, ka vlerësuar se vendi ka nevojë për një hap të guximshëm dhe të qëndrueshëm politik teksa thotë se fillimisht propozimi i tij do të ishte ish-presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij kjo mund të jetë politikisht e vështirë për t’u realizuar, njofton Dukagjini.

“Propozimi im, i dalë nga zemra dhe mendja, natyrisht do të ishte ish-Presidenti Hashim Thaçi.Por duke njohur qëndrimet e LVV-së, të z. Kurti, të znj. Osmani dhe të koalicionit qeverisës, e kuptoj se kjo mund të jetë e vështirë politikisht e kalueshme”, ka shkruar Buja.

Tutje, Buja shton se Jakup Krasniqi është një figurë konsensuale dhe atdhetare, e cila nuk përfaqëson interesa të ngushta partiake dhe nuk është figurë përçarëse.

“Propozimi im është i qartë: Z. Jakup Krasniqi. Një personalitet atdhetar, i sakrificës, i përkushtimit, profesionist dhe mbi të gjitha një figurë konsensuale. Një njeri që sot ndodhet në burg, por nuk është i dënuar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë prezumimin e pafajësisë, dhe rregullon edhe mënyrën e ushtrimit të funksionit të Presidentit në rast pamundësie të përkohshme”, thotë Buja.

Mes tjerash, Buja vlerëson se PDK dhe AAK nuk kanë asnjë arsye ta kundërshtojnë, ndërsa për LDK-në tha se mund ta kundërshtojë po aq sa mund ta përkrahë.

“PDK dhe AAK nuk kanë asnjë arsye ta kundërshtojnë. LDK mund ta kundërshtojë po aq sa mund ta përkrahë. Lista Guxo dhe në veçanti znj. Osmani do të dëshmonin se pjesëmarrja e tyre në protesta ishte bindje e sinqertë për pafajësinë e çlirimtarëve. Zgjedhja e z. Jakup Krasniqi si President nga deputetët e Kuvendit do të ishte verdikt i qartë politik i popullit të Kosovës. Do të ishte një mesazh i fuqishëm për drejtësinë ndërkombëtare, që tregon qartë se cili është qëndrimi i këtij populli për udhëheqësit e luftës së tij çlirimtare. Ky është moment historik për përgjegjësi!”, ka shkruar Buja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika