Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e radhës elektoral.
Përmes një postimi në Facebook, Buja ka njoftuar se të shtunën më 13 shtator, në orën 19:00, do të mbahet tubimi i madh në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
“Shtabi i degës, i vendosur dhe i mobilizuar, nesër, 13 shtator, ora 19:00, takohemi të gjithë në sheshin ‘Adem Jashari’! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.