Koreja e Jugut ka bërë të ditur se do të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar lundrim të sigurt dhe të lirë në Ngushticën e Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ajo është nënshkruesja më e fundit e një deklarate që u publikua të enjten dhe që shpreh “gatishmëri për të kontribuar” në masa “të përshtatshme” për të siguruar këtë ngushticë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Fillimisht, deklarata u nënshkrua nga liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Japonisë. Më pas, asaj iu bashkuan edhe Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Çekia, Rumania, Bahreini dhe Lituania.
Ende nuk është e qartë se çfarë do të përfshijnë konkretisht përpjekjet për sigurimin e kësaj rruge ujore.
SHBA drejt përfundimit të operacioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Hormuzi të ruhet nga aleatët
