Si do të përmirësohet shëndetësia dhe arsimi në Obiliq? – Gashi jep detajet

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi nga LDK, ka folur për prioritetet që nëse fiton edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme  do të ketë në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ai tha se në shëndetësi do të vazhdojnë kontrollet në shtëpi për nënat shtatzëna, ndërsa do të përmbyllet edhe projekti për rregullimin e aneksit të aktit të dytë dhe të tretë të QKMF-së.

Po ashtu, sipas tij, një mamograf i dhuruar nga një donator do të ofrojë shërbime falas për gratë, ndërsa do të punohet për ngritjen e cilësisë së analizave dhe shërbimeve në të gjitha AMF-të dhe QKMF-në e Obiliqit.

Sa i përket arsimit, Gashi theksoi se investimet do të vazhdojnë në infrastrukturë.

Ai përmendi ndërtimin e gjashtë sallave të edukatës fizike, si dhe një salle të re në Brezhnicë, ndërkohë që dy çerdhe të reja janë hapur nga 1 shtatori.

“Sa i përket arsimit, ne vazhdojmë ta kem prioritet në arsim në vazhdimësi kemi investuar në infrastrukturën e arsimit. Janë  ndërtuar gjashtë salla të edukatës fizike do të ndërtohet edhe salla në Brezhnicë më pastaj janë aktivizuar edhe dy çerdhe të reja nga 1 shtatori. Dhe do të bëjmë përpjekje të jemi pranë nxënësve dhe pranë mësimdhënësve sa i përket çështjes së plotësimit në infrastrukturë të domosdoshme që e kanë”, ka deklaruar ai.

Të fundit nga rubrika