Si i ndryshoi jeta të riut nga Rahoveci, kur erdhi në pushime nga Italia?

Gentian Elshani, 27-vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit, është aktualisht duke vuajtur një dënim prej mbi 10 vjetësh për vjedhje të rënda.

Në një rrëfim të gjatë nga burgu për emisonin “Prapa Grilave”, ai sjell para publikut një rrëfim të gabimeve.

I arrestuar në janar të vitit 2019, pas një vale vjedhjesh të kryera kryesisht në lokale dhe bastore, Elshani tregon për rrugëtimin e tij që nisi me një jetë të zakonshme në Itali, ku kishte punuar dhe krijuar një lidhje serioze, por që mori kthesë të errët pas vizitës në Kosovë për pushime.

“Jam kanë në lidhje kam pasur me u feju me italianen i kam bo krejt hazer jam ardhë në pushim në Kosovë, kam pasur me shku pas një jave, po dola prej vetvetes edhe rrethin e kam pasur pak.”

“Janë marr me drogë, kanë bo vjedhje, për këto vrasje këto nuk kanë ndodhur. Po unë kur kam ardhë në pushim jam shku në Prizren e kam pa vëllain e vogël ish kanë tu bisedu me ta unë i thash çka po bën, më tha që ky shoku e paska diëlindjen tash mos jav prish nejën unë shkova me ta. I pijtëm ka një gotë alkool edhe prej asaj nate unë duke u shoqëru ama jam dalë prej asaj udhe”, ka thënë Elshani.

Përmes intervistës, Elshani nuk heziton të pranojë fajin për veprat penale dhe tregon për mënyrën se si e shtyu vetja drejt krimit.

“Tash unë po e qes prej vetes qysh ka ndodh, kur jam njoftu me qita shokë, unë drogën nuk e pi alkoolin po, tash ata drogën unë alkoolin, unë i pijtë ata pak të drogirat a hijna qitu hijmë, a e bojnë këtë vjedhje e bëjmë, edhe prej aty e kemi marr një shumë të pareve.

Për herë të parë jemi hy në një lokal, në bastore, aty kemi hy e kemi marrë një shumë të pareve. Sa? Afër 800 euro. Nuk kemi kqyr ne a ka kamera, apo osht tu na përcjellë dikush, hiq. Jemi kanë 2 veta”, ka shtuar ai.

“Orari u kanë mesnata ne e kemi përcjëllë atë e ka mbyll lokalin ai. A e keni përcjellë shumë ditë? Jo sot jemi kanë duke kalu kemi thanë po e përcjellim këtë vend si e ka bo mbylljen ne i kemi hy, i kemi shty derën me krah me hy, i kemi marr paret prej aty kemi shku direkt në muzikë. Qisi muzika të natës? Edhe ky ishte rasti i parë, për sa i hargjut paret? Ka pasur rate kur për një natë i kemi hargjitë. Pi alkool i kemi qitë pare muzikës, të nesërmën kemi dalur s’kemi pasur pare as për kafe, tani na ka shty apet me bo.”

“Hera e dytë nuk më kujtohet bash mirë. E kemi ndryshu pak planin jemi shku në një shtëpi ku nuk ka qenë askush edhe ata janë kanë krejt jashtë kemi hy mrena në shtëpi. Po kemi kqyr, kemi gjetë një shumë të pareve, afër 7 mijë euro i kemi marr ato pare kemi dalë prej aty nuk u kanë kerkush prej aty kemi shku apet në muzikë. E ato paret i hargju në muzika. Tani për një kohë të shkurt na arresoti Policia”, ka rrëfyer Elshani.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika