Si identifikohen gjurmët e gishtërinjve nga skena e krimit?

Dy ekspertë e Divizionit të Daktiloskopisë nga Agjencia e Forenzikes, Flurim Sahitaj dhe Avni Dragobuzhda, e kanë kaluar me sukses testin ndërkombëtar profesional “Latent Print Processing”, duke treguar sukses maksimal ndër gati 100 shtete pjesëmarrëse. Aftësitë të cilat i dëshmojnë çdo ditë në shërbim të zbardhjes së krimeve në Kosovë, i sjellim në reportazhin në vazhdim

Armë, gëzhoja të plumbit, njolla të gjakut, e shenja të gishtërinjve, pista që hetuesit i ndjekin për ta zbardhur krimin.

Megjithatë, pa ndihmën e ekspertëve nga Agjencia e Forenzikes, provat vështirë se mund t’i dalin në krah drejtësisë.

Krim perfekt pa asnjë gjurmë nuk ka, dhe eksperti Flurim Sahitaj është gjithnjë i gatshëm që ta dëshmojë këtë konstatim të njohur në botën e krimit.

Divizioni i Daktiloskopisë në Agjencia e Kosovës për Forenzikë është habitati i tij i punës.

Puna nis në momentin që provat arrijnë në laborator, vendi i gjurmës lokalizohet, pastaj nis dokumentimi.

“Pas vendosjes së provave dhe testit, e shohim e vendosim sasinë e ujit që është e nevojshme edhe e vendosim në këtë formën e aluminit e vendosim këtë enën e aluminit këtu, ku vendoset cianokrilati…”, ka deklaruar Flurim Sahitaj – Ekspert Forenzik për Daktiloskopi.

I gjithë procesi zgjatë 45 minuta.

‘Së pari bëhet nxemja është me parametra e rregulluar nxehja e ajrit, pastaj nxehja e cianokliratit apo super ngjitësit, dhe në fund bëhet ajrosja…”, ka theksuar Sahitaj.

Secila nga tri fazat e do kohën e saj, të paktën 15 minuta.

Më pas, gjurmët procesohen, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, të dhënat përcillen për në databazën kryesore.

“…dhe si e tillë kjo mund të krahasohet me kryerësit e veprave penale të cilët janë të skenuar dhe të regjistruar në databazën e afisit që ne i themi databaza e gjurmëve të gishtërinjve…”, ka deklaruar ai.

Flurim Sahitaj bashkë me ekspertin tjetër, Avni Dragobuzhdën, në mesin e gati 100 shteteve, me sukses të jashtëzakonshëm e kaluan testin prestigjioz ndërkombëtar në fushën e daktiloskopisë “Latent Print Processing”.

Ekspertët e Agjencisë së Forenzikes i nxorën me 100% sukses, gjurmët e gishtërinjve nga plastika, qeramika e metali, mjete pa pore që nuk e thithin gjurmën, por tek të cilat gjurma e kryerësit të krimit mbetet nga gishtërinjtë që djersiten.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika