Si ishte rrëzuar helikopteri ushtarak serb nga dëshmori Naser Brahimaj?

Helikopteri serb i rrëzuar në vitin 1998 në fshatin Këpuz, u bë nga Dëshmori Naser Brahimaj. i njohur ndryshe si Komandant Bardheci, bashkëluftëtari i tij, ka rrëfyer për RTV Dukagjinin momentin e rrëzimit të Helikopterit

ilustrimi

Pos këmbësorisë, artilerisë së rëndë dhe mjeteve të blinduara, forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin  përdorure edhe helikopter.

Një të tillë e kishin vënë në funskion në vitin 1998 në regjionin e Dukagjinit, porse operacioni i tij, kundër UÇK-së, kishte përfunduar keq.

Disa ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin arriture që ta rrëzojnë atë. Në krye të këtij misioni kishte qenë Naser Brahimaj që tani është dëshmorë i kombit.

Historinë e kësaj ngjarje tani e rrëfen bashkëluftëtari i tij Xhevdet Brahimaj.

Naser Brahimaj

“Kemi shumë momente në vija të frontit, mirëpo me kujtohet momenti kur kemi qenë në fshatin Këpuz, dhe aty është rrëzuar helikopteri i forcave serbe nga Naseri… Ne kemi qenë aty si bashkëluftëtarë te tij, kam qenë unë, Nezir Neziri tashmë i ndjerë dhe dy persona të tjerët të fshatit, dëshmori Ganiu dhe Blerimi i cili është gjallë. Ne kemi pasur një armë mitrolez me kalibër 12.7, njëheri arma më e madhe që e kemi poseduar ne si UÇK dhe me atë armë është rrezuar helikopteri nga Naseri”, ka rrëfyër Xhevdet Brahimaj, bashkëluftëtar.

Naser Brahimaj, heroikisht kishte rënë dëshmor me 5 prill të viti 1998.

E bashkëluftëtari i tij, Xhevdeti I cili atë ditë ishte i plagosur në dy këmbë, tregon momentin kur mori vesh se Naseri kishte rënë dëshmorë.

Naser Brahimaj

“Kur e kam marrë vesh se Naseri është vrarë, kam qenë I plagosur edhe vetë, u kanë një moment shumë I vështirë dhe ka qenë e papranushme mu vra ai djalë, edhe plagët e mija që i kam pas duke i shëru, por kur mora vesh për të I harrova edhe plagët e mija, gjynah të vrahet ai djal, ka qenë luftëtar shumë i zoti”, ka shtuar ai.

Të freskët luftëtari Xhevdet Brahimaj, e ka edhe biseden e fundit më komandant Naser Brahimajn, që njihej edhe si komandant Bardheci.

Xhevdet Brahimaj

“Fjala e fundit ka qenë më të kur unë kam qenë I shtrirë në Spitalin Ushtarak në Zhebel, ku Naseri ka ardhur dhe më ka vizituar aty, dhe më tha qu, qu çka je ligë kështu, e unë I thash o nuk po mundem se përqef po, dhe I thash po e sheh edhe vetë që jam I plagosur në dy këmbë”, ka përfunduar Xhevdet Brahimaj, bashkëluftëtar.

Të gjithë këta  ish ushtarë të UCK-së, kanë shërbyer në Zonën Operative të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika