“Si nuk u nënshkrua marrëveshja Izrael – Palestinë”, Rama tregon porosinë që ia la Bill Clinton për miqtë e tij në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tregoi një histori për paqe që i ishte thënë nga Presidentit Bill Clinton gjatë një vizite në Tiranë. Historia kishte të bëjë me marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës

Gjersa luftimet po vazhdojnë në ditën e gjashtë mes të Izraelit e Palestinës – vdekjet si nga izraelitët, si nga palestinezët janë mbi 2 mijë – kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar një histori për paqe për paqe mes palëve, që Presidenti Bill Clinton ia kishte treguar në darkën e organizuar për nder të vizitës së tij historike në Tiranë në korrik të këtij viti.

E këtë histori që ka të bëjë me Izraelin e Palestinën, Clinton ia ka lënë porosi Ramës që të ua përcjell miqve të tij në Kosovë.

“Presidenti Clinton më tregoi se pak javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, kishte në tavolinë marrëveshjen më të mirë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Izraelitët ranë dakord, se do e firmosnin. Yasser Arafat ra dakord, se do e firmoste. Një ditë më pas, Yasser Arafat e telefonoi dhe i tha se pavarësisht faktit që Clinton kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për Palestinën, se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme, ai nuk do ta firmoste. Clinton e pyeti nëse Arafat ishte i vetëdijshëm se kjo mundësi e artë ndoshta nuk do të vinten më në tavolinë dhe Arafat i tha se e dinte por nuk do firmoste. Shikoni çfarë tragjedie me përmasa të tmerrshme është shpalosur ndër vite, sepse një lider nuk pati guximin dhe trimërinë për t’i dhënë fund”, ka shtuar Rama, duke theksuar Clinton i kishte lënë porosi për ta përcjellë këtë histori edhe te miqtë e tij në Kosovë.

E pas kësaj, Rama ka thënë se uron që kjo të mos ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se “vetë historia na ka mësuar se duhet të kemi shumë kujdes çfarë kërkojmë dhe refuzojmë”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika