Si publikohet identiteti i të kërkuarve nga policia?

Fotografi të personave të dyshuar për vepra të ndryshme publikohen në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, e gjithë kjo për të kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e tyre. Nga Policia thonë se publikimi i fotografive të tilla bëhet me fletarrest të gjykatës

Në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin.

Veprat që kanë kryer kryesisht kanë të bëjnë me vjedhje, kontrabandim me narkotikë, dhunim por edhe vepra penale të vrasjes së rëndë.

Por, këta persona për shumë kohë kanë qenë të pakapshëm nga ana e Policisë së Kosovës.

E për t’i sjellë para drejtësisë, shpesh herë Polica e Kosovës, kërkon ndihmë nga qyetarët përmes publikimit të identitetit të të dyshuarve.

Ndërsa këtë publikim e bëjnë në faqen e tyre zyrtare, por edhe në rrjete sociale.

Se sa persona i kanë në kërkim, Polica e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje për RTV Dukagjinin.

Zëdhënësi i këtij institucion të sigurisë, Baki Kelani, përmes telefonit ka thënë se këto përgjigje duhet të kërkohen nga gjykatat kompetente.

Një sqarim për këto raste RTV Dukagjini ka kërkuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo ky institucion i drejtësisë në përgjigjen e tyre ka thënë se sqarimet duhet të kërkohen nga policia.

Sidoqoftë, derisa gjykata dhe policia gjuajën përgjegjësinë njëra-tjetrës për këtë çështje, ekspertët ligjor thonë se një vendim i tillë mirret nga një zinxhir institucionesh.

Avokati Skender Musa, liston krimet për të cilat mund t’i publikohet fotografia për kërkim një personi.

“Zakonisht për vepra penale që janë shumë të rënda, që pasojat janë të mëdha kërkohet në të gjitha shtetet e botës ndihmë nga qytetarët që të bëhet identifikimi i kryersve të veprave penale”.

”Fillohet me vepra penale të terrorizmit që janë veprat më të rënda penale dhe që është e domosdoshme edhe ndihma edhe bashkëpunimi i qytetarëve. Pastaj veprat penale të grabitjeve hyjë në grupin e veprave penale që është e nevojshme identifikimi i tyre sepse janë të maskuar”, ka thënë Musa.

E një praktikë të tillë e sheh si të domosdoshme eksperti i sigurisë, Avni Islami.

“Këto praktika kanë treguar sukses sidomos në vendet e perëndimit që bashkëpunimi në mes policisë dhe qytetarëve është brilliant, i jashtëzakonshëm”.

”Edhe në vendin tonë e kemi një bashkëpunim të tillë mirëpo mendoj që ende duhet të rritet bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet, në mënyrë që të luftohet krimi i organizuar, korrupsioni etj”, është shprehur Islami për RTV Dukagjini.

Në faqen zyrtare të policisë vazhdojnë të shfaqen fotografi të personave që janë në kërkim, përderisa në atë listë mbesin ende disa prej tyre që nga viti 2019.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika