Si shkak i krizës energjetike, BE-ja ndan 75 milionë euro për Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të ndajë grante prej 75 milionë eurosh për Kosovën, për të menaxhuar situatën me krizën energjetike

Flamuj të Bashkimit Evropian





Bashkimi Evropian do të ndajë 75 milionë euro për Kosovën për të menaxhuar situatën me krizën energjetike.

Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Rusia po e shfrytëzon energjinë si armë për të manipuluar tregjet, gjë që ka ndikuar edhe te Kosova.

“Po përpiqemi që të mos i lëmë çmimet të shkojnë shume lart, meqë jemi një union energjetik. Do të përfitoni mbështetje financiare, do t’u japim një grant prej 75 milionë eurosh për të mbështetur bizneset dhe ekonomitë familjare. Do t’i përfundojmë procedurat deri në fund të janarit, në mënyrë që nga janari të mund të shpërndahen”, ka deklaruar ajo.

Këto grante, siç ka theksuar Von Der Leyen, do të shpërndahen deri në fund të janarit që pastaj të procedohen për qytetarët.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në këtë konferencë ka thënë se Kosova ka rikonfirmuar se ka përmbushur të gjitha standardet për vizat, gjersa ka shtuar se ka mbetur vetëm edhe Këshilli Evropian që të bindet.

Ajo ka thënë se do të mundohet për qytetarët e Kosovës që sa më shpejt të lëvizin lirshëm.

 

 

Von der Leyen: Evropa nuk është e plotë pa Kosovën, do t’ju mbështesim aq sa mundemi

 





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika