Si të përgatitni waffles belge

Një udhëzues hap pas hapi për të bërë ëmbëlsirën më të shijshme të mëngjesit belg

Foto ilustruese

Si të bëni waffles belge:

Në një enë të vogël përzieni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën së bashku.

Ndani vezët, duke i ndarë të bardhat dhe të verdhat në dy enë të ndryshme të mëdha përzierjeje. Kini kujdes që të mos futni ndonjë të verdhë veze me të bardhat e vezëve sepse ato nuk do marrin masën e duhur. Përdorni një mikser dore për të rrahur të bardhat e vezëve me shpejtësi të lartë derisa të formojnë masë konsistente.

Shtoni qumështin dhe vajin në tasin me të verdhat e vezëve dhe përziejini që të bashkohen. Shtoni gjithashtu edhe përbërësit e thatë në këtë tas dhe përziejini mirë.

Foto ilustrim

Vendosni butësisht të bardhat e vezëve në brumë, por mos e përzieni shumë brumin.

Përdorni një filxhan matës për të vendosur brumin në hekurin e nxehtë për pjekjen e waffles.

Foto ilustrim

Shoqëroni këto waffles me sheqer pluhur , Nutella, reçel ose gjalpë kikiriku dhe fruta të prerë si banane, manaferra, dredhëza apo sipas preferencës tuaj.

Foto ilustrim

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika