Sibel Halimi: Liderë me kurriz të kthyer nga njëri-tjetri, kjo nuk duhet të jetë fotografia jonë

Pas bujës së fotografisë së Osmanit në Samitin SEECP, në Greqi, ku pretendohej se ekzistonte një ftohje mes mardhënieve Kosovë-Shqipëria, zëdhënësja e LDK-së, ka reaguar përmes një postimi në Facebook

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin për t’u përçarë me Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka reaguar ndaj një fotoje ku e para e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani shihej e distancuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Kosova nuk e ka luksin për t’u përçarë me Shqipërinë, si asnjë herë më parë në demokraci. Ne kemi nevojë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndihmë reciproke”, ka shkruar Halimi.

Ndër të tjerash, ajo ka thënë se “Faktori politik në vend duhet të mendojë jo vetëm për strategji të posaçme për kultivimin e këtij bashkëpunimi, por edhe të detajeve, si prezantimi i përfaqësuesve të dyja vendeve, në paraqitje vizuale”, duke theksuar se shenja inatesh ndërpersonale janë mesazh i keq për Kosovën.

Samitit SEECP, Greqi

“Liderë me kurriz të kthyer nga njëri tjetri – kjo nuk duhet të jetë fotografia jonë!”, ka thënë Halimi.

Pas një debati të nxitur nga një fotografi gjatë takimit në Greqi në kuadër të Samitit SEECP, pretendohej se lidhjet Shqipëri-Kosovë ishin ftohur.

Postimi i zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika