Sigal Prishtina mban kuvendin e punës, mbështet projekti afatgjatë!

Sigal Prishtina ka mbajtur Kuvendin e Punës.

Në këtë kuvend i është dhënë mbështetje projektit afatgjatë të klubit.

“Klubi më i trofeshëm shqiptar i basketbollit KB Sigal Prishtina ka mbajtur mbrëmë Kuvendin e punës, ku mori mbështetje të plotë nga delegatët, anëtarët e bordit dhe Plisat”.

Në këtë kuvend thuhet në njoftim se është diskutuar për sezonet e fundit dhe sezonin aktual.

“Po ashtu janë diskutuar edhe raportet financiare të viteve të fundit dhe Auditimi i klubit prej kur ka hyrë në fuqi ligji i sponsorizimit, dokumente këto të dorëzuara edhe pranë institucioneve përkatëse”.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se kryetari i klubit, Blerand Stavileci, në këtë kuvend ka diskutuar me delegatët, anëtarët e bordit dhe Plisat për problemet që klubi i ka me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), me të cilën ka marrëveshje dhe deri më tani, pra për një vit e gjysmë janë paguar 178 mijë e 588 euro.

“Edhe përkundër këtyre vështirësive të shumta e të mëdha, në fokus ishte vizioni i klubit Prishtina për të ardhmen, ku të gjithë dhanë mbështetjen edhe me votim unanim që të vazhdohet me punën që është nisur në këtë sezon, duke krijuar lojtarë dhe talentë të rinj e që në qytetin e Prishtinës nuk mungojnë”.

Më tej thuhet se Klubi i Basketbollit Prishtina ka nisur një projekt ambicioz pesëvjeçar, që synon zhvillimin e qëndrueshëm të klubit dhe basketbollit në vend.

“Ky projekt është konceptuar për të ndërtuar një bazë të fortë për suksesin afatgjatë, me qëllimin që të shihen rezultatet konkrete brenda pesë viteve të ardhshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika