Sigurimi shëndetësor e pensionimi i parakohshëm për policët, s’kalon amendamenti në Kuvend

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë përkrahur dy amendamente të Partisë Demokratike të Kosovës sa i përket sigurimit shëndetësor dhe pensionimit të parakohshëm për policët

Foto: Kuvendi i Kosoves,

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka përkrahur dy amendamente të Partisë Demokratike të Kosovës sa i përket sigurimit shëndetësor dhe pensionimit të parakohshëm për policët.

Duke i prezantuar amendamentet, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se të njëjtat janë të nevojshme për policinë.

“Propozoj që të shtohet kodi i ri buxhetor në vlerë pesë milionë euro për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Për moskalimin e këtyre dy amendamenteve, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se i vjen turp që është pjesë e kësaj legjislature.

“Më vjen shumë turp që jam pjesë e këtij parlamenti. Sot e keni pasë mundësinë që të përmirësoni gabimet që i keni bërë gjatë gjithë kësaj legjislature ndaj Policisë së Kosovës”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika