Sinani bën thirrje për të drejta reciproke mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se minoriteti shqiptar në Serbi duhet të trajtohet sikurse ai në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ardita Sinani

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka kërkuar reciprocitet “në të drejta mes serbëve në Republikën e Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi”, si modeli më i duhur për një zgjidhje afatgjate në mes të të dyjave vendeve.

Në një shkrim të saj, ajo ka thënë se serbët në Kosovë trajtohen pakrahasimisht më mirë sesa shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Institucionet shtetërore, edhe sot nuk kanë arritur që të lëvizin asnjë hap as në trajtim më të avancuar me Kushtetutë të të drejtave të pakicave, duke e lënë këtë temë të përafërt me trajtimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi”, ka thënë ajo.

“Përderisa Republika e Kosovës, përmes Kushtetutës së saj, afirmon në masë të madhe avancimin dhe zhvillimin e lirshëm të identitetit dhe atributeve të secilës pakicë që jeton në Kosovë, e duke e dalluar në masë të madhe pakicën serbe ndaj të tjerave”, ka vijuar Sinani.

Sinani ka thënë se Serbia vazhdimisht e përdor taktikën e viktimizimit, duke pretenduar se në Kosovë u shkelen të drejtat minoritetit serb.

“E dhe përkundër kësaj, trysnia e Serbisë për kinse shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë vazhdon të përdoret si viktimizim i thuajse secilit udhëheqës shtetëror që nga përfundimi i luftës e këtej”, ka thënë ajo.

Kjo, sipas saj, bëhet për ta instrumentalizuar pakicën serbë në Kosovë, për t’i arritur qëllimet “autokratike të udhëheqësisë shterërore në Beograd”.

Trajtimi reciprok i pakicave në Serbi, ashtu sikurse trajtohen në Kosovë, sipas Sinanit, do t’i shërbente shtetit serb në demokratizim të brendshëm dhe hapjes së mundësive për integrime euroatlantike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika