Sindikata e mësuesve të Amerikës shkruan letër mbështetëse për SBAShK-un

Kryetarja e sindikatës së mësuesve të Amerikës (AFT) Randi Weingarten, ka shkruar një letër drejtuar SBAShK-ut, në shenjë respekti për mbrojtjen që kjo sindikatë po ua ofron përfaqësuesve të saj





SBAShK ka bërë tri javë prej kur ka filluar grevën dhe kërkon kushte më të mira për mësuesit, një gjë e tillë ka shtyrë sindikatën e mësuesve të Amerikës të dërgojë një letër për SBAShK-un të premtën e 23 shtatorit, duke shkruar për të lavdërime, letër kjo që u bë publike në faqen zyrtare të SBAShK-ut, në rrjetin social facebook.

Këto dy sindikata janë bashkëpunuese për vite me radhë që AFT-ja numëron 1.7 milion anëtarë.

Kjo sindikatë, me anë të kësaj letre ka shprehur mbështetje dhe solidaritet për përpjekjet e SBAShK-ut.

“Në emër të 1.7 milion anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sundikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBAShK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar”, shkruan Weingarten në letër.

Kryetarja e Sindikatës AFT Randi Weingarten, bashkëpunëtori i AFT-së dhe kryetari i SHBAShK-ut Rrahman Jashari

Sindikata AFT vlerëson se të dyja vendet janë në një situatë të jashtëzakonshme, por nuk duhet lejuar që mësuesit të fajësohen për këtë krizë ekonomike.

Kryetarja e sindikatës në letër shkruan se gjithë punëtorët e sektorit publik meritojnë të drejtat e tyre për paga dhe çfarëdo të drejte tjetër.

“Mësuesit dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBAShK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, përfundoi ajo.

 

 





Shija e redaktorit

Kosova fiton ndaj Qipros, siguron vendin në Ligën C

Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 5 me 1 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 2 në Ligën...

A rrezikon Kosova të ngelet pa punëtorë?

Problemi i ikjes së punëtorëve nuk haset vetëm te personeli mjekësor, por shqetësuese është edhe ikja e fuqisë punëtore të profileve të ndryshme në...

Sa gjenerata duhet të kalojnë që të arrihet marrëveshja në...

“Duhet që dy gjenerata të kalojnë, një veç se ka kaluar”. Kështu kishte deklaruar ish i emëruari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) si Administrator...

Më të lexuarat

Kroaci: 11 të vdekur nga aksidenti i autobusit

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën A4 Zagreb-Goriçan, mëngjesin e së shtunës. Sipas informacioneve jozyrtare janë...

Babai i Marigona Osmanit: Në qoftë se Marigona do të...

Në Shëngjin kishin qëndruar rreth 3-4 orë, në një bisedë me Dardanin, babait të Marigona Osmanit i ishte dukur si njeri i qetë. Për...

Milan Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë dhe ju e dini...

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka sfiduar shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës. Radojçiq, ka...

Të fundit nga rubrika