Sindikata e policisë për grabitjen në Suharekë: Policëve u dëshirojmë shërim të shpejtë, dënojmë çdo sulm ndaj tyre

"Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale", thuhet në reagimin e sindikatës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë të cilët ishin duke intervenuar në grabitjen e armatosur në Suharekë.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Ndryshe, të mërkurën, në Suharekë, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrestimin e të dyshuarve, një polic është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është lënduar.

Gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet”, thuhet tutje në reagim.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, kanë pasur armë të gjata me vete dhe një veturë hiri që rezulton të jetë me targa të vjedhura.

“Janë katër persona të dyshuar që ishin të pajisur me arma të gjata, vetura ngjyrë hiri, me targa 01, që ka rezultuar të jetë e vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të tyre ende”, ka vijuar ai.

Të dyshuarit janë ende në arrati.

Policia për grabitjen e armatosur në Suharekë: Targat e veturës ishin të vjedhura, një polic u plagos kurse një tjetër u lëndua

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika