Sindikata e RTK-së kërkon nga Kuvendi veprim urgjent për zgjedhjen e drejtë dhe me meritë të Bordit

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK), ka vlerësuar se procesi i zgjedhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës është vendimtar për të ardhmen e transmetuesit publik, duke kërkuar që ai të zhvillohet në mënyrë transparente dhe mbi bazë të meritës.

Sipas sindikatës, RTK aktualisht po funksionon pa Bord dhe pa menaxhment me mandate të rregullta ligjore, situatë që, siç theksohet, është e papranueshme dhe rrezikon funksionimin normal, vendimmarrjen dhe besueshmërinë institucionale.

SPRTK thekson se transmetuesi publik ka nevojë për stabilitet institucional dhe transformim të qëndrueshëm, duke shtuar se RTK duhet të mbetet shërbim publik për qytetarët dhe jo media shtetërore apo subjekt i ndikimeve politike.

Në reagim, sindikata thkeson se financimi i RTK-së sigurohet nga buxheti i shtetit, ndërsa llogaridhënia realizohet përmes Kuvendit të Kosovës, duke rikujtuar rolin e saj si institucion kyç i informimit shumëgjuhësor në vend.

“Në këtë kontekst, përzgjedhja e Bordit përbën hapin më urgjent. Bordi përcakton drejtimin strategjik, garanton pavarësinë dhe mbështet zhvillimin e RTK-së. Prandaj, kërkojmë që procesi i përzgjedhjes të jetë transparent, i drejtë dhe i bazuar në meritë, në mënyrë që RTK të udhëhiqet nga një Bord profesional dhe i pavarur”, thuhet nga sindikata.

Po ashtu, SPRTK kërkon arritjen e një konsensusi të gjerë kombëtar për RTK-në, i cili do të siguronte pavarësinë e transmetuesit publik, një model të qëndrueshëm financiar dhe zgjidhjen e çështjes së pronës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika